Telegrafi

Rikthehet Berkan! Shikoni si duket performanca e tij në “Kënga Magjike” pas shumë vitesh mungesë (Foto/Video)

Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Berkan Ahmeti ishte shumë i pëlqyer vite më parë për këngët e tij, gjersa më vonë pauzoi për një kohë të gjatë.

Ndonëse ka vite që i mungon skenës, Berkan vendosi të rikthehet në festivalin “Kënga Magjike” pas 10 vitesh mungesë në tregun muzikor.

“Kam frikë” titullohet kënga me të cilën ai konkurron në këtë festival, gjersa është paraqitur sonte( e mërkurë) në natën e parë të këtij festivali, duke interpretuar live.

Pas shumë vitesh mungesë, Berkani ka ndryshuar mjaft në dukjen dhe stilin e tij, teksa sonte është shfaqur mjaft i freskët dhe me interpretim të shkëlqyer.

Telegrafi ju sjell disa fotografi nga performanca e natës së sotme.

Berkan gjatë performancës në “Kënga Magjike 2016” Nata e Parë)