Site icon Telegrafi

Rikthehet acari në Evropë

Një dimër i vonuar ka goditur Europën nga Polonia deri në Britaninë e Madhe, me pjesë të tjera të Europës Veriore që u prekën gjatë fundjavës.

Polakët panë reshje të dendura bore në Varshavë të premten, ndërsa paralajmërime për temperatura të ulëta u lëshuan në 10 rajonet jug-lindore të vendit.

Nga e shtuna, më shumë se 25 centimetra borë dhe erëra me shpejtësi 40 kilometra në orë janë regjistruar në jug të Polonisë. Vala e të ftohtit atje pritet të vazhdojë deri më 22 mars.

Në Britaninë e Madhe, banorët në Anglinë Lindore dhe Skoci janë përballur me temperatura nën zero. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik tha se disa zona të regjistrojnë disa centimetra borë dhe erëra të ftohta gjatë gjithë fundjavës.

Reshjet më të dendura të borës u regjistruan gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës me më shumë se 5-10 centimetra borë në disa zona, përcjell TCh. Këto reshje kanë shkaktuar edhe probleme në vend. Mbi 100 fluturime nga Heathrou u anuluan të shtunën.

Reshje bore përfshinë të dielën edhe Irlandën, por edhe Francën dhe pjesë të Europës Qendrore dhe Lindore.

Exit mobile version