Telegrafi

Rikthehen me zhurmë, The Rolling Stones paralajmërojnë albumin e ri me këngë të vjetra (Foto)

Ata janë pa dyshim një nga grupet më të pëlqyera në Amerikë. The Rolling Stones kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të vijnë me një projekt gjigant siç është albumi i tyre i ri, që vjen me këngë të rimiksuara nga vitet e kaluara.

Orari i tyre ‘maniak’ dhe angazhimet personale kanë stopuar me vite punën e grupit, duke bërë që ata ta shtyjnë vazhdimisht këtë projekt deri në finalizimin e tij.

Detajet rreth këngëve ende nuk janë bërë të ditura, mirëpo e veçanta e tij do të jetë që do të përmbajë këngë me ritme dhe stile të viteve të kaluara, madje edhe të kohës kur vetë grupi ishin shumë të rinj.

Se sa do të pëlqehen këngët e albumit të tyre në këtë treg kaq të ‘ashpër’, mbetet të shihet pas promovimit të projektit. /Telegrafi/