Aktorja amerikane, Linda Hamilton do të kthehet në filmin e njohur Terminator, i cili ka pasur dy vazhdime.
Kreatori i filmit James Cameron njoftoi se Hamilton është zgjedhur për rolin në këtë film, transmeton Hollywood Reporter.
Paramount Pictures të mërkurën ka konfirmuar lajmin e rikthimit të aktores.
Cameron do të jetë producent i vazhdimit, në regji të Tim Miller, regjisor i “Deadpool”.
Po ashtu, është paralajmëruar edhe kthimi i Arnold Schwarzenegger.
Seria e parë e Terminator u publikua në vitin 1984, ku në “box office” regjistroi suskes të hatashëm.
Ai ka arritur të arkëtojë atë kohë 78.3 milionë euro. /KP/Telegrafi/