Grupet e njohura muzikore të viteve të 80-ta pritet të bashkohen në Festivali e Rock Muzikës “Boom”.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur anëtari i grupit ‘Fisnikët’ Agim Gerguri, në një intervistë për Telegrafin.
“Është fjala që të organizohet “Boom” festivali i Rock Muzikes, ku do të ftoheshin grupet e viteve të 80-ta e cila do të mbahej në sheshin e Prishtinës, ideja e ringjalljes së këtij Festivali ishte e Shemsi Krasniqit nga grupi Iliret, dhe u kërkua ndihme nga Komuna e Prishtinës , mirëpo si duket akoma nuk është vendosur asgjë, jemi në pritje” ka shtuar Agim Gerguri nga grupi Fisnikët.
Ende nuk dihet data e saktë e mbajtjes së koncertit deri në përgjigjen e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/