Site icon Telegrafi

Rikthehen reshjet e shiut, ja si do të jetë moti sot Lexime

Moti për ditën e mërkurë do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Për pasojë, sipas MeteoAlb, pritet të ketë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit, dhe kryesisht në zonat Lindore ku priten edhe rrebeshe.

Ndërkohë, zona e ulët, dhe më tepër zonat bregdetare, do kenë shira të izoluar. Temperaturat e ajrit qëndrojnë thuajse konstnate gjatë mëngjesit, por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës, më e ndjeshme në Veri dhe zonat Qendrore.

Era do të vijojë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det do vijojë dallgëzimi 1 – 2 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version