Në zonat malore të Shqipërisë janë rikthyer temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se në Qafë Thore-Theth kanë filluar reshjet e dëborës dhe qarkullimi i automjeteve kryhet me vështirësi.
ARRSH bën të ditur se, “po punohet me borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për ta mbajtur qarkullimin në normalitet”.
Gjithashtu ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje dhe të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat malore. /Telegrafi/