Telegrafi

Rikthehen reduktimet, B1-shi ndalet nga puna me planifikim

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Viktor Buzhala.

“B1 është ndalë nga puna sot në orët 4 e 39. Kjo ndalje është bërë më planifikim dhe njësia B1 pritet të kthehet pas rishikimeve të mundshme të ndonjë defekti”.

Buzhala po ashtu tha se, një ndalje e tillë është bërë në mënyrë që mos të ndodh ndonjë defekt spontan dhe kjo njësi të bie nga prodhimi.

Ndryshe konsumatorët do vazhdojnë furnizimin me energjie elektrike sipas kategorisë A,B,C. Kategoria A do furnizohet, 24 me 0 ose, 5 me 1, ajo B, 5 me 1 ose, 4 me 2, ndërsa kategoria C, 4 me 2 ose, 3 me 3.

Gjatë ditës së sotme KEK-u ka në dispozicion 808 megavat orë energji elektrike. Në prodhim është njësia B2 e TC “Kosova B” e cila prodhon 254 megavat orë energji elektrike, dy njësitë e TC “Kosova A”, ajo A3 dhe A5 të cilat së bashku janë duke prodhuar 242 megavat orë energji elektrike, HC “Ujmani”, me 32 megavat orë energji ndërsa nga importi janë siguruar 280 megavat orë energji elektrike . /Telegrafi/