Telegrafi

Rikthehen pas katër viteve, qentë e Joe Biden arrijnë në Shtëpinë e Bardhë

Qentë e presidentit amerikan Joe Biden janë rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, pas katër viteve.

Bëhet fjalë për Champ dhe Major, dy qentë e  racës pastor gjerman të presidentit Joe Biden dhe Zonjës së Parë, Jill Biden, të cilët të dielën kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, pak ditë pasi pronarët e tyre u futën në po të njëjtën shtëpi, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluar çifti Biden janë vendosur në Shtëpinë e Bardhë, pasi Joe është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

E Champ e Mayor kishin qëndruar pranë Biden edhe në kohën kur ishte zëvendëspresident në administratën e Barack Obamës.

Tani pas katër viteve ata janë rikthyer – por kësaj radhe si qentë e presidentit dhe Zonjës së Parë. /Telegrafi/