Qentë e presidentit amerikan Joe Biden janë rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, pas katër viteve.
Bëhet fjalë për Champ dhe Major, dy qentë e racës pastor gjerman të presidentit Joe Biden dhe Zonjës së Parë, Jill Biden, të cilët të dielën kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, pak ditë pasi pronarët e tyre u futën në po të njëjtën shtëpi, transmeton Telegrafi.
Javën e kaluar çifti Biden janë vendosur në Shtëpinë e Bardhë, pasi Joe është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
E Champ e Mayor kishin qëndruar pranë Biden edhe në kohën kur ishte zëvendëspresident në administratën e Barack Obamës.
Tani pas katër viteve ata janë rikthyer – por kësaj radhe si qentë e presidentit dhe Zonjës së Parë. /Telegrafi/
The First Dogs—Champ and Major—arrived at the White House on Sunday from Delaware.
The two German shepherds are the first pets to live at the executive mansion since the Obama administration. https://t.co/4g88EiCB18 pic.twitter.com/o1YGr42Wh9
— ABC News (@ABC) January 26, 2021