Mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit katër fëmijët shqiptarë që mundën të dilnin nga kampi sirian i Al-Hawl.
Floresha Rasha dhe tre fëmijët e saj Amar, Emel e Hatixhe Rasha si dhe 11-vjeçari Endrit Dumani këtë të martë shkelën pas shtatë vitesh tokën shqiptare aty ku i pret ngrohtësia familjare.
Ata shoqërohen nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Sandër Lleshaj, të cilët ishin në Beirut për t’i marrë drejt Shqipërisë.
Jashtë ambienteve të aeroportit ata priten nga familjarë të shumtë. /Ora News/