Telegrafi

Rikthehen ndeshjet e Superligës: Spikat derbi mes Prishtinës dhe Dritës

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e mërkure) në aksion, për të zhvilluar ndeshjen që kishte mbetur nga xhiroja e parë dhe ajo nga e treta.

Ndeshja mes Malishevës dhe Ballkanit fillon në ora 13:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Skuadra nga Suhareka gjendet në vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa ajo malishevase në të tetin me shtatë sosh.

Por, derbi i kësaj dite është padyshim në mes të Prishtinës dhe Dritës që do të duhej të zhvillohej në javën e tretë.

Drita është aktualisht lier me 17 pikë, ndërsa Prishtina gjendet në pozitën e katërt me 11 sosh.

Ky takim fillonn në ora 19:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/