Bashkia e Shkupit në seancën e sotme solli vendim që t’i rikthejë linjat e Ndërmarjes Transportuese Publike 9 dhe 19, por me orar të reduktuar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga Bashkia e Shkupit vendosën që linja e 19 me 26% të nisjeve të jenë të transportit publik, ndërsa në linjën 19 vetëm 15% e nisjeve të jenë të transportit publik.
Kryetari i Bashkisë së Shkupi, Koce Trajanovski, deklaroi se kjo është përqindja maksimale që kanë mundur të arrijnë në bisedimet me transportuesit privat.
“Së bashku me transportuesit privat jemi munduar që të gjejmë përqindjen maksimale të numrave të autobusëve publik që do të qarkullojnë në këto dy linja. Problemi rritet edhe me atë se transportuesit privat duhet të japin pajtueshmëri për arsye se pakoja është e tyre sepse e kanë fituar në shpallje”, deklaroi Trajanovski./Telegrafi/