Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” informon se do të ketë kufizime të furnizimit me ujë për tetovarët.
NPK do të vendosë kufizime dy herë brenda ditës, edhe atë nga ora 01:00 deri 04:30, dhe nga ora 12:30 deri 15:30.
“Ju njoftojmë se për shkak të mungesës së ujit, jemi të detyruar të ndërmarrim masa restriktive të furnizimit me ujë sipas këtyre orareve: Nga ora 12:30 deri në 15:30 të ditës; Nga ora 01:00 deri në 04:30 të natës”.
“Mungesa e ujit është rezultat i një defekti në filtrat e stacionit të filtrimit nga burimet e Leshnicës, që aktualisht janë jashtë përdorimit. Ju kërkojmë mirëkuptim për këtë situatë të pakëndshme dhe gjatë këtyre periudhave të kufizuara të furnizimit me ujë. Ekipet tona janë duke punuar me shpejtësi për të zgjidhur problemet teknike dhe për të rikthyer furnizimin normal sa më shpejt që të jetë e mundur”, thonë nga NPK./Telegrafi/