Fluksi i madh i qytetarëve në pikën kufitare në Merdare gjatë mbrëmjes së sotme, ka bërë që kolona të arrij deri në 500 metra.
Qytetarët po presin deri në dy orë për të dal nga Republika e Kosovës përmes kësaj pike kufitare.
Kjo është e vetmja pikë kufitare e Kosovës, që sonte është kaq e ngarkuar, pasi nëpër pikat tjera nuk raportohet për kolona të gjata.
Problemin e pritjes nuk e kanë ata që duan të hyjnë në Kosovë përmes kësaj pike apo pikave tjera kufitare.
Kjo pasi, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në hyrje nuk ka kolone, dhe në një periudhë prej tre deri në pesë minuta mund të kalojnë kufirin për të hyrë në Kosovë, të gjithë ata persona nëpër pikat kufitare, përfshirë edhe Merdaren. /Telegrafi/