Site icon Telegrafi

Rikthehen kolonat në kufirin me Serbinë, deri në katër orë pritje në Merdare

Foto: Ilustrim

Në pikë-kalimet kufitare Kosovë-Serbi janë rikthyer kolonat e automjeteve dhe pritjet e gjata në dalje të Kosovës.

Kthimi i mërgimtarëve, të cilët qëndruan për pushime në Kosovë, ka bërë që sërish të krijohen kolona dhe pritje të gjata në pikat e kalimit kufitar me Serbinë.

Sipas Qendrës  Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), pritjet më të gjata në këtë mëngjes janë në pikë-kalimin kufitar Merdare, ku Brenda territorit të Kosovës është krijuar kolonë e gjatë prej dy kilometrash, kurse pritjet janë deri në 4 orë, raporton Telegrafi.

Ndërsa, në Mutivodë dhe të Dheu i Bardhë për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi pritet deri në një orë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version