Site icon Telegrafi

Rikthehen kolonat në kufirin me Serbinë, 6 orë pritje në Merdar për të hyrë në Kosovë

Foto: Arkiv

Pritje të gjata në kufi janë duke përjetuar mërgimtarët tanë që janë duke ardhur në Kosovë përmes pikave kufitare me Serbinë në Merdar, Dheu i Bardhë dhe Jarinje.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot në orën 08 në pikën e kalimit kufitar në Merdar pritjet janë deri në 6 orë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 3.5 km.

Pritje të mëdha ka edhe në dy vendkalimet e tjera kufitare, te Dheu i bardhë dhe në Jarinjë.

Te Dheu i Bardhë pritet deri në dy orë për të hyrë në Kosovë, kurse kolona e automjeteve është deri në 500 metra.

Ndërsa në Jarinje pritet deri në 100 minuta dhe kolona e automjeteve është rreth 1 km.

Në vendkalimet e tjera në Mutivodë dhe Muçibabë pritet deri në 20 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Qytetarët mund të përcjellin në kohë reale gjendjen në vendkalimet kufitare, duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Exit mobile version