Site icon Telegrafi

Rikthehen kolonat, deri në dy orë pritje në Merdare

Foto ilustrim

Edhe këto ditë të fillimit të muajit gusht, në pikat kufitare të Kosovës po krijohen kolona të gjata.

Kjo si pasojë e ardhjes së bashkatdhetarëve në Kosovë.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot kolona të gjata janë shkaktuar në pikën kufitare në Merdare deri në 800 metra në dalje, kurse pritjet janë deri deri në dy orë e gjysmë në dalje, kurse në hyrje nuk ka kolona por pritjet janë deri në gjysmë ore, shkruan Telegrafi.

Po ashtu kolona janë shkaktuar edhe te Dheu i bardhë deri në 50 metra në hyrje, kurse pritjet janë deri në 20 minuta.

Kolona deri në 30 metra ka edhe në pikë kalimet Mutivodë, Vërmicë dhe Bërnjak. Ndërsa pritjet në këto pika janë deri në 10 minuta.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./Telegrafi/

Exit mobile version