Pas një pushimi më shumë se dy muaj, ndeshjet e futbollit kosovar rikthehet në aksion.
Kësisoj edicioni pranveror në futbollin kosovar do të startojë me ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës.
Tetë është numri i skuadrave çerekfinaliste të cilat synojnë triumfin në Kupën e Kosovës.
Prishtina, Ballkani, Gjilani, Drenica, Feronikeli, Liria, Dukagjini dhe Vushtrria janë skuadrat që kanë siguruar çerekfinalen.
Drenica do të jetë nikoqir i Gjilanit në takimin hapës që do të luhet në Skenderaj me fillim nga ora 12:30.
Ndërkohë ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në kryeqytet, ku stadiumi Fadil Vokrri është nikoqir i ndeshjes Prishtina – Vushtrria e cila fillon nga ora 13:00. /Telegrafi/
Kupa e Kosovës:
E shtunë:
12:30 Drenica – Gjilani
13:00 Prishtina – Vushtrria
E diel:
12:30 Dukagjini – Ballkani
E mërkure:
12:30 Liria – Feronikeli