Site icon Telegrafi

Rikthehen emocionet e elitës, kryendeshja në “Riza Lushta”

Vushtrria në “Freki Aliu” do të pres Feronikelin, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për të dy skuadrat, sidomos për kampionët në fuqi të cilët synojnë që edhe këtë vit ta kenë fjalën kryesor në futbollin tonë.

Ndërkohë, Hajvalia në shtëpinë e saj, do të pres Llapin. Skuadra e Ismet Munishit synon pikët e plota, ndonëse llapjanët me paraqitjet e tyre këtë edicion, kanë dëshmuar se dinë t’ia prishin planet edhe skuadrave të mëdha.

Ndërkaq, të dielën janë në program të luhen edhe katër sfidat tjera të javës së dhjetë, ku kryendeshja luhet në “Riza Lushta” të Mitrovicës në mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

Ndeshje interesante dhe e rëndësishme luhet edhe në kryeqytet, ku Prishtina kërkon këndelljen kundër Drenicës.

Raiffeisen Superliga / Java e 10-të
Të shtunën takohen:
13:30, Vushtrria –Feronikeli
B.Gashi ,L.Muhadri. V.Kelmendi, T.Maloku
14:00, Hajvalia – Llapi
K. Vula, B. Kepuska, M. Qehaja, G. Nuza
Të dielën takohen:
13:13, Trepça ’89-Gjilani
B. Jahmurataj, A. Ejupi, F.Berisha, I. Shuleta
14:00, Drita -Liria
B. Batalli, E. Baliqi, F. Abrashi, S. Isufi
14:00, Besa – Istogu
H.Hajdari, B. Selimaj, F. Jakupi, M.Baliu
14:00, Prishtina – Drenica
G.Shala, D.Preniqi, E. Zeqiri, B.Kosumi /Telegrafi/

Exit mobile version