Po vazhdon riatdhesimi i shtetasve kosovarë që kanë mbetur jashtë vendit për shkak të pandemisë COVID-19.
Sot është bërë e ditur se do të vijnë në Kosovë, edhe 1.400 qytetarë që ishin në Gjermani.
E përmes një postimi të bërë Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se ata tashmë janë rikthyer në shtëpitë e tyre.
“Kosova rikthen qytetarët e saj nga Gjermania. Më shumë se 1.400 kosovarë u rikthyen në shtëpitë e tyre që nga shfaqja e pandemisë Covid-19. Faleminderit Ambasadës së Kosovës në Gjermani, Institucioneve të vendit dhe autoriteteve gjermane. Puna vazhdon”, ka shkruar ministrja.