Telegrafi

Rikthehen ditët e ngrohta me diell

Moti nesër në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të lehtë veriore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 9 deri më 19, ndërsa ajo e pasdites prej 26 deri më 32 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ngrohtë me diell me erë të lehtë veriore. Temperaturat e mëngjesit do të ulet deri më 17, ndërsa ato ditë do të arrijnë deri në 31 gradë celsius.

Pritet që në ditët e ardhshme të vazhdojë një periudhë e motit të qëndrueshëm, të ngrohtë e me diell me pak vranësira. Temperaturat do të jenë në rritje të vazhdueshme dhe do të sillen prej 27 deri më 33, ndërsa në ditët e para të javës së ardhshme madje edhe deri në 35 gradë celsius./Telegrafi/