Telegrafi

Rikonstruktohen 5 ura në magjistralen Prishtinë- Shkup

Sipas ministrise,  riparimi do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal të Kosovës. Magjistralja M2 është shumë e ngarkuar, andaj është qenësore që ajo t’i përmbushë standardet e nevojshme për funksionimin e saj.

Projekti i riparimit poashtu sipas ministrise është në harmoni me standardet evropiane për trafik të ngjeshur dhe me standardet evropiane relevante ushtarake.

Projekti është financuar nga Komisioni Evropian, respektivisht zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian, në Prishtinë.

"Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, konsorciumi Vegrad Hidroterm do të fillojë fazën parapërgaditore për rikonstruimin e urave Nr. 41, 42, 44, 45 dhe 46 në rrugën M2, të cilat cilat janë pjesë e rrugës Prishtinë – Han i Elezit, që ndryshe njihet si rruga M2", perfundon komunikata./telegrafi/