Site icon Telegrafi

Rikonstruksioni i stacionit ekzistues të pagesave Zhelinës, regjim i përkohshëm i qarkullimit

Nga sot do të fillojë rikonstruksioni i stacionit ekzistues të pagesave të Zhelinës, në rrugën shtetërore A2 – Shkup – Tetovë. Komunikacioni në autostradë do të zhvillohet sipas regjimit të miratuar të përkohshëm të komunikacionit, njoftuan nga LAMM.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi

Exit mobile version