Pas ndryshimeve kushtetuese njoftohet se do të ketë rikonstruim të Qeverisë. Këtë sot e paralajmëroi zv. kryeministri Bujar Osmani i cili tha se partitë e koalicionit kërkojnë që të ketë ndryshim të përfaqësuesve në pushtetin ekzekutiv.
Ai nuk i tregoi emrat e ministrave të cilët do të ikin dhe atyre që do të vinë.
“Ka disa kërkesa nga partitë politike për të ndryshuar kuadrin e tyre në qeveri nuk ka asnjë ide në lidhje me ndonjë rikonstruim më të madh, por ka shumë kërkesa të partive politike për shkak të ndryshimit të konteksteve të tyre të brendshme të cilët mendojnë se me kuadër tjetër mund t’i realizojnë programin e tyre partiak. Mendoj se pas ndryshimeve kushtetuese, të gjitha partitë politike të koalicionit do të ulen dhe do të gjejnë një mënyrë për të përmbushur këto kërkesa”, tha Osmani./Telegrafi/