Site icon Telegrafi

Rikonstruimi i Kuvendit të Maqedonisë “mori” dhjetë shkolla dhe çerdhe

Rikonstruimi i Kuvendit zgjati gjashtë vite, prej hapjes solemne më 11 dhjetor të vitit 2016. Përbërja e nëntë parlamentare do të fillojë në ndërtesën e rikonstruuar të Kuvendit, e cila ka marrë pamje tërësisht të re me tri kupola – një qendrore të madhe dhe dy anësore, për të cilat janë harxhuar shuma milionëshe nga arka shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Realizimi i këtij rikonstruimi zgjati gjashtë vite (prej marsit 2010 deri tetor 2016) dhe sipas asaj që publikuan mediat, reikonstruimi i këtij objekti shtetit i kushtoi rreth 21 milionë euro, që është dyfish më shumë se projeksioni i parë prej 10,5 milionë euro. Kjo shumë që zyrtarisht nuk është konfirmuar, por as nuk është demantuar deri tani, është e mjaftueshme të ndërtohen 10 shkolla ose kopshte, ose së paku tre spitale.

Se bëhet fjalë për rikonstruim të shtrenjtë tregon edhe raporti i Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2015 i cili u soll në Kuvend./Telegrafi/

Exit mobile version