Telegrafi

Rikonfirmohet Huruglica

Në mbledhjen e së mërkurës të Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi tha se Huruglica është përzgjedhur nga komisioni vlerësues si kandidati më i mirë.

Konkurrentë të Huruglicës ishin vartësit e tij, Lulzim Rafuna dhe Bajram Rexha.

Pas propozimit të kreut të MEF-it Ahmet Shala për t’ju vazhduar edhe për një mandat detyra Huruglicës pritet të miratohet edhe nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar. /Telegrafi/