Site icon Telegrafi

Rikonceptimi i NATO-s, gjeopolitika dhe gjeostrategjia

(Në vigjilje të dymbëdhjetë vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s;
Perspektiva nga lindja dhe këndvështrimi i sotshëm politiko – ushtarak i NATO-s)

Përsosja politiko-ushtarake gjashtë dekadash i aleancës më jetëgjatë të globit nënkuptohet si aftësia e mbidominimit gjeopolitik dhe gjeostrategjik të NATO-s në hapësirat për ndikimin në shkallën e një qëndrueshmërie gjithëpërfshirëse rajonale e globale, e cila do ta gjente mesin e baraspeshimit për të ulur tensionet qoftë me mjete politike, diplomatike apo edhe ekskluzivisht ushtarake, me theks të veçantë për shtetet anëtare të saj.

NATO- ja gjithashtu ka arritur të ofroj mbështetje superiore edhe për vendet tjera të rajonit, siç ishte lufta e Kosovës, ku më 24 mars 1999 me rastin e ndërhyrjes ushtarake ajrore kundër caqeve të ushtrisë serbe në (hapësirat) e ish-Jugosllavisë dymbëdhjetë vjet më parë, ka ndikuar që gjeopolitika e saj në shtrirjen e civilizimit global, të ruajtjes të së drejtës humanitare duke krijuar hapësira të lira gjeostrategjike në zgjidhjen e problemeve të marrëdhënieve në mes dhe brenda shteteve, ka vënë në ndikimin e vet në dispozicion shumëdimensional, kooperues, koordinues dhe operacional, fuqinë moderne ushtarake të saj.

Origjina dhe fillet e krijimit dhe rrugëtimit të vendeve anëtare të NATO-s

Shikuar historikun në fillim të viteve 90-ta, një numër vendesh të Evropës shprehen interesim të madh për anëtarësimin në NATO duke parë se interesat e tyre të sigurisë në të ardhmen mund të mbroheshin në mënyrën më të mirë.

Vendet e para nënshkruese – Me 4 Prill 1949 Pakti i Organizatës se Atlantikut Verior në Uashington nënshkruhet nga; Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar (Britania e Madhe) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ndërsa me vonë me 1952, Greqia dhe Turqia iu bashkohen dymbëdhjetë vendeve anëtare të Aleancës. Në vitin 1955 Gjermania pranohet anëtare e NATO-s. Ndërsa me 1982 Spanja. Në vitin, 1999 për herë të parë tri shtete ish pro- sovjetike (dhe gjithashtu ish pjesëtare të Traktatit te Varshavës) bashkohen me NATO-n. Këto ishin Republika Çeke, Polonia dhe Hungaria, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm në 19-të. Ndërsa me 23 Nëntor, 2002 Bulgaria, Estonia, Latvia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia u ftuan që në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në NATO brenda vitit 2007. Shtetet e lartcekura u bënë formalisht anëtare të Aleancës në fund të marsit 2004. Ndërsa për shumë arsye (politike, ushtarake, ekonomike) tri shtetet e tjera që pretendonin për tu anëtarësuar në familjen e madhe, në NATO: Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia nuk u pranuan si anëtare në këtë fazë. Por edhe përkundër përjashtimeve, zgjerimi i NATO-s për shtetet nuk mund të shihet si një proces i mbyllur.

Misioni i NATO-s për anëtarësim shihet si një procesin gjeopolitik e gjeostrategjik, si i hapur, progresiv, profesional, efikas dhe efektiv në vazhdimësi. Megjithatë e gjithë kjo kronologji ngjarjesh të rëndësishme që nga lindja dhe 60–të vjetori i saj u kurorëzua me ëndrrën dhe realitetin e shqiptarëve për anëtarësim.

Ditëlindjet dhe zhvillimet e NATO-së në hapësirat e sigurisë dhe të stabilitetit në rajon dhe botë, në fillimet e shekullit të XXI, kërcënohen jo vetëm nga lëvizje politike apo tendenca e mentalitete të vjetra të krijimit të blloqeve rivale, por sidomos nga organizata dhe lëvizje terroriste, të cilat përdorin paaftësitë dhe dobësinë e institucioneve të shtetit për të krijuar ndjenjën e frikës për të ardhmen ndaj shtetit apo shoqërisë. Por kjo rritje dhe kjo gjeopolitikë dhe gjeostrategji e NATO-së tashmë është e pakonkurencë në rajon dhe botë si në; politikë, gjeopolitikë dhe gjeostrategji.

Samiti i NATO-s, në 60 vjetorin e saj, ishte i rëndësishëm jo vetëm për faktin se është i pari i këtij lloji që mbahet në një vend të gadishullit Ballkanik, por sidomos sepse u mor vendimi historik që Shqipëria dhe Kroacia, dy vende të po këtij rajoni, ftohen për t’u anëtarësuar me të drejta të plota në këtë Aleancë të rëndësishme të sigurisë politike dhe ushtarake. Shqipëria, e përgjegjshme për rëndësinë e aftësive të saj, merr pjesë në kuadër të Forcave Ndërkombëtare për Siguri dhe Asistencë të NATO-s, në Afganistan, qysh në vitit 2002, Irak dhe Bosnje për të ndihmuar në konsolidimin e rimëkëmbjen e këtyre vendeve postluftrake, jo vetëm në planin profesional ushtarak, por edhe në atë logjistik e operativ. Shqipëria e konsideron pjesëmarrjen e Forcave të saj të Armatosura në misione, në kuadër të NATO-s, jo vetëm si një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta për sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global, por edhe një pasurim profesional dhe përvoje të re, të domosdoshme në përballjen e detyrave dhe misioneve të një rëndësie të veçantë strategjike kombëtare dhe ndërkombëtare.

NATO-ja sot është konkurrente me kapacitetet e saja në gjeopolitikë dhe gjeostrategji kundrejt të gjithë atyre vendeve që akoma mendojnë të kaluarën e intrigave dhe besëtytnive për të tjerët. Kodifikimi i raporteve strategjike në mes ShBA-së, Bashkimi Evropian dhe NATO-s, janë argumenti kryesor i kësaj superfuqie politike ekonomike dhe ushtarake në mes kontinenteve të globit.

Shqipëria dhe Kroacia më 1 prill 2009 u bënë anëtare të NATO-s, duke e çuar në 28 numrin e vendeve anëtare të kësaj aleance, me të drejta të barabarta.

Shqipëria sot në aleancën e NATO-s do të thotë politikë e ekuilibruar, stabilitet i garantuar, siguri vigjilente dhe permanente e monitoruar nga NATO dhe gjeopolitikë e gjeostrategji të qartë euroatlantike. Misioni për anëtarësimin e mëmëdheut tim dhe të gjithë shqiptarëve, Shqipërisë u konkretizua dhe u realizua nga vullneti dhe dëshira e mbi 94% të bashkëkombëseve për të qenë tani e përgjithmonë të lirë dhe pa frikë nga hienat e zeza e të urryera ruso-sllavo-helene për ta copëtuar territorin e saj.

Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë ndikoi drejtpërdrejtë edhe në kohezionin impresiv të Francës për tu futur bindshëm në të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e aleancës duke forcuar drejtimin e aleancës për t’i garantuar liderët e vendeve anëtare të NATO-së për kooperim dhe bashkëpunim permanent në të tashmen dhe të ardhmen e saj. Zgjerimi i NATO-s mbetet një koncept i ri i strategjisë kryesore për konsolidimin e sigurisë së Evropës dhe vendeve të tjera. Gjithashtu e ardhmja e Evropës nuk mund të mbetet peng i koncepteve të vjetra me sferat e influencës duke iu referuar së kaluarës. Pikëpamjet mes NATO-s dhe Rusisë ndryshojnë për çështje të tilla si zgjerimi, sistemet e mbrojtjes, madje dhe Kosova.

Së këndejmi edhe Republika e Kosovës si zonë gjeostrategjike dhe FSK-ja bërthama e ushtrisë së Kosovës po hapëron drejt plotësimit të standardeve të NATO-s që sa më shpejt të jetë e mundur të përfshihet në gjirin e saj, të aleancës së vendeve më prosperuese të botës për të qenë brenda kontekstit ekonomik, politiko – ushtarak e të stabilitetit gjithëpërfshirës të së ardhmes së sigurisë dhe paqes stabile. Në këndvështrimin e saj gjeopolitik dhe gjeostrategjik NATO-ja sot është formësuar plotësisht dhe në organikën e saj komanduese. Ajo posedon të gjitha aftësitë inteligjente potencialisht konkurruese të politikave të sigurisë rajonale e globale.

Së fundi mund të themi se çlirimi i Kosovës është i lidhur me ndërhyrjen ushtarake dhe rajoni as sot pa NATO-n nuk do ta kishte kuptimin e sigurisë dhe vlerave të lirisë së sotshme. Aspekti gjeopolitik dhe gjeostrategjik i NATO-s ngërthen në vete domosdoshmërinë kooperuese, opreacionale e manovruese të influencës politike dhe ushtarake të përballjes dhe intervenimit të menjëhershëm në çdo kohë dhe vend. Koncepti i ri strategjik i NATO-së vazhdimisht do të ngërthej që aleanca do të jetë e hapur për sa kohë që vendet e të dyja koncepteve të kuptojnë rëndësinë e sigurisë kolektive dhe përfundimisht në nëntor të vitit 2010, në Samitin e Lisbonës, u pranua Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s.

(Autori është duke vijuar studimet pasdiplomike të magjistraturës në UEJL, në Shkencat Politike)

Exit mobile version