Site icon Telegrafi

Rikthehet Zone Club për dimër të nxehtë në mes të Prishtinës (Video)

Pritjes po i vjen fundi. Zona kryesore e Prishtinës, përkatësisht ZoneClub është bërë gati për sezonin e ri dimëror. Të shtunën, ZoneClub i hap dyert për të gjithë.

E në hapjen zyrtare që do të ndodhë këtë të shtunë, Zone tashmë ka konfirmuar mbi 1000 prej mysafirëve të saj special, për të cilët përgatitur befasi të shumta, që do t’i ofrojë këtë sezon.

Në listën e mysafirëve pritet të jenë shumë fytyra të njohura publike, siç ndodhë zakonisht në hapjen e Zone.

Këtë vit, në Summer Zone, klubi më i madh kosovar arriti majat me ndejat më të mëdha që kanë ndodhur në kryeqytet, në të cilat kanë performuar top artistët shqiptar por edhe disa nga DJ-të më të vlerësuar në industrinë globale të muzikës elektronike, sikurse Solomun dhe Dubfire. /Telegrafi/

Exit mobile version