Telegrafi

Rike Roçi nuk ka motiv të shkojë në Botëror, pasi mungojnë Shqipëria dhe Italia

Bukuria, sensualiteti dhe njëkohësisht dashuria që ka për Kombëtaren Shqiptare ka bërë që t’a meritojë titullin “tifozja më e mirë kuqezi”.

Po flasim për modelen seksi që jeton në Milano, Rike Roçi. Bukuroshja është një nga simpatizantet më të zjarrta të kuqezinjve dhe “axurrëve”.

Në “Euro 2016” pushtoi rrjetet sociale dhe portalet mediatike me prezencën e saj në Francë, ndërkohë që në Rusi do të mbështesë yllin e Brazilit, Neymar.

Në një intervistë për portalin “eduasportin.com”, Roçi ka pohuar se kësaj radhe nuk do të shkojë në botëror pasi që nuk ka motiv.

“Jo, jo, nuk kam asnjë motiv për të shkuar atje, pasi Shqipëria dhe Italia nuk luajnë”, tha Rikja.

Ajo më tutje ka pohuar se ” Jam shumë e përqendruar te dieta edhe pse është shumë e vështirë për mua, por duhet të jem në formë për një set fotografik. Nga ana tjetër menaxhoj edhe sallonin tim të bukurisë që kam hapur këtu në Itali”.

Kujtojmë se bukuroshja shqiptare është edhe tifoze e flakët e skuadrës italiane të Milanit. /Telegrafi/