Telegrafi

Rike Roçi: Në Saint-Tropez më ngacmoi ylli francez, Tolisso

Një prej femrave më të komentuara në Shqipëri për linjat trupore është Rike Roci që mori vëmendjen e gjithë botës në Europianin e 2016-së.

Duket se fama nuk ka mbetur aty pasi ka pasur ngacmim nga futbollisti i famshëm francez Corentin Tolisso.

E ftuar në “Top Arena” për të folur rreth fitores së Francës në Kupën e Botës, ajo zbuloi momentin e papritur.

Lexo po ashtu Rike Roçi komentohet sërish për dukjen e saj

“Isha në një lokal në Saint-Tropez dhe dikush më ngacmoi duke më thënë: “hey my wife!”. Unë thërrita djemtë e sigurisë së lokalit, pasi nuk e njoha djalin. Një ditë më pas e pash në televizor që ai ishte transferuar të Bayern Munchen dhe bëhej fjalë për Tolisso”, tha Rike.

Theksojmë se futbollisti 23-vjeçar i Bayern Munichut është shpallur kampion bote me Francën pasi që në finale mposhti Kroacinë.

Ndryshe, Roçi ishte përfolur tejet shumë nga mediat ndërkombëtare si një ndër tifozet më të zjarrta në shkallët e stadiumit me rastin e kampionatit evropian të vitit 2016.