Telegrafi

Rijkaard trajneri i ri i Galatasarayit

Pas largimit nga Barcelona në sezonin 2007/2008, Rijkaard pauzoi rreth një vit, dhe tash sërish i kthehet futbollit, duke zënë vendin e ish-trajnerit të Galatasarayt, Bulent Korkmaz.

Korkmaz u largua nga stoli i ekipit turk të mërkurën, pas një sezoni zhgënjyer ku përfundoi në pozitën e pestë të tabelës.

Rijkaard karrierën e filloi si përzgjedhës i Holandës, ndërsa pastaj drejtoi ekipin Sparta Rotterdam prej ku kaloi në Barcelona.

Në Barcelonë, holandezi përjetoi suksesin më të madh të tij si trajner, duke fitoi Ligën e Kampionëve dhe dy kampionate të Spanjës.