Telegrafi

Rijkaard pasues i Benitez te Liverpooli?

Mirror shkruan se Benitez është i sigurt në pozitën e tij edhe nëse Liverpool humbet në derbin e të dielës ndaj Manchester United, por nëse të kuqtë dështojnë të kualifikohen për në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve, atëherë ai do të jetë nën presion që klubi të përfundojë në top katërshen e Ligës Premier.

Tashmë disa emra lidhen si pasues të mundshëm të Benitez në fund të sezonit, dhe nëse Liverpooli dështon të arrijë sukses në Evropë dhe dështon të sigurojë top katërshin, pronarët e klubit e shohin trajnerin e Interit, Jose Mourinho, si opsionin më të mirë.

Ish-menaxheri i Barcelonës, Frank Rijkaard, po ashtu është një prej opsioneve për të marrë drejtimin e të kuqve./Telegrafi/