Milan nuk ka arritur të dalë me rezultat pozitiv nga udhëtimi në Kroaci pasi ka pësuar humbje 2-0 te Rijeka.
Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso kishte vendosur që në këtë takim t’i jepte hapësirë disa lojtarëve të rinj.
Milan e kishte siguruar më parë kualifikimin në raundin tjetër si lider i grupit dhe nuk e kishte ndeshjen me shumë rëndësi.
Gjithsesi vendasit e Rijkas e nisën mirë ndeshjen kur kaluan në epërsi vetëm pas shtatë minutash lojë.
Ishte sulmuesi i vendasve, Jakov Puljic që kaloi vendasit në epërsi me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 1-0.
Milani tentoi të kthehej në lojë ku kishte disa raste të mira shënimi.
‘Rossonerët’ rrezikuan me sulmuesin e ri Patrick Cutrone dhe mesfushorin Lucas Biglia por pa sukses.
Me epërsinë minimale të vendasve 1-0 përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.
Pjesa e dytë nisi përsëri mirë për vendasit të cilët shënuan edhe një gol tjetër në portën e Storarit.
Ishte sulmuesi kroat me pasaportë zvicerane, Mario Gavranovic ku shënoi dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë për 2-0.
Mesfushori argjentinas, Lucas Biglia pati një rast të mirë për Milanin në minutën e 77-të por pa sukses.
Kësisoj deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Rijeka triumfoi me rezultat të bardhë 2-0.
Kësisoj Milani e mbyllë këtë kampanjë në grupet e Ligës së Evropës si lider i Grupit D me 11 pikë të grumbulluara.
Shorti për fazën tjetër në grupet e Ligës së Evropës do të hidhet të hënën me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=hDwkMtM4TBk