Telegrafi

Rijeka 2-0 Milan: Notat e futbollistëve, dëshpëron portieri i ‘Rossonerëve’

(Foto /Getty Images)

Milan nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv nga udhëtimi në Kroaci.

‘Rossonerët’ kanë humbur nga Rijeka me rezultat të pastër 2-0, por megjithatë kanë siguruar më parë kalimin tutje në raundin tjetër.

Futbollisti më i mirë në ndeshje ishte nga vendasit mesfushori Pavicic që mori notë të lartë (8.00).

Paraqitje të mirë tek Rijeka kishin edhe sulmuesit Puljic (7.7), Acosty (7.4) dhe Gavranovic (7.2).

Tek Milani nota më e lartë i takoi mbrojtësi Zapata (6.9), ndërsa u dalluan edhe Calabria (6.8) dhe Lucas Biglia (6.7)

Ndërsa më i dobëti në ndeshje ishte portieri i tretë i Milanit që në këtë takim luajti si titullar Marco Storari (5.4).

Në ditën e tij më të mirë nuk ishte as sulmuesi i ri Patrick Cutrone që u vlerësua (5.6). /Telegrafi/