Regjisori nga Kërçova, Qëndrim Rijani, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për të kaluarën e tij me projektet në skenë dhe në arsim, njofton Telegrafi Maqedoni.
Rijani ka folur për ndikimin e politikës në kulturën shqiptare në Maqedoni duke thëën se politika e ka lënë dikasterin e kulturës si një pazar të fundit kur janë bërë marrëveshjet për qeveri.
“Sa i përket njohjes së rëndësisë së kulturës nga pushtetet e njëpasnjëshme, e kanë lënë sektorin e kulturës si një pazar të fundit pasi e shohin si një sektor që nuk kemi shumë përfitim dhe para, apo pak buxhet” tha Rijani mes tjerash. Ai ka thënë se partnerët e qeverisë duhet ta kenë të vetëdijshme se partitë duhet ta shohin kulturën si pasuri për të ardhmen e përgjithshme.
Kur e pyetëm se cili është projekti në Maqedoni që e bënë krenar, Rijani e përmendi operën Skëndërbeu. “Opera e parë shqiptare në Maqedoni, Skëndërbeu ka qenë opera e parë me konotacion patriotik. Kjo tregon se shqiptarët e kanë një arrtije në kulturë, pasi opera përfshin brenda të gjithë artet. Diplomacia që është në Maqedoni në kulturë e vlerëson operën dhe për këtë kjo tregon se ne shqiptarët kemi treguar kulturë përballë korit diplomatik” tha mes tjerash Rijani. Ai gjithashtu përmendi edhe projektet e tij në Kosovë dhe në Shqipëri.
Kur u pyet për kohën se kur duhet të pushojë artisti, Rijani u përgjigj se artisti duhet ta kuptojë nga përgjigja e publikut, dhe të del nga loja apo roli, atëherë kur e sheh se mungon publiku.
Rijani gjithashtu tregoi se në muajt e verës do të ketë dy projekte të rëndësishme si regjisor. Në festivalin më të rëndësishëm në Kroaci dhe në Ankara të Turqisë. /Telegrafi/
*Ky emision mundësohet nga Porsche, KFC, Neotel, CityFashion, Garden dhe Uniqa.