Në 23 vjetorin e themelimit të Institutit Riinvest sot është promovuar libri “Ekonomia e Kosovës”.
Drejtori ekzekutiv i Riinvest, Alban Hashani, tha se libri krahas koncepteve ekonomike, ky do t’i shërbej politikëbërësve, gazetarëve dhe studentëve.
Me këtë rast, dekani i Fakultetit Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, But Dedaj, tha se në libër kapitujt janë trajtuar mirë për studentët dhe vet përmbajtja ka një rëndësi të veçantë.
“Literatura në fushën e ekonomisë sonë mungon dhe studentëve shumë pak i është afruar literaturë për jetën konkrete ekonomike të Kosovës. Si libër i parë, menjëherë ka hap rrugën për një botim tjetër me radhë. Ky libër kishte qenë mirë që të publikohet edhe në gjuhën angleze për t’ua përcjellë edhe studentëve jashtë vendit”, ka thënë Dedaj, shkruan Telegrafi.
Bashkëthemeluesi i institutit, Muhamet Mustafa, tha se misioni i Riinvestit është dhe ka qenë modernizimi i ekonomisë dhe të zgjerohen njohurit për ekonominë e Kosovës.
Po ashtu sipas tij, qëllim tjetër ka qenë edhe ngritja e dabatit për ekonomi.
Dymbëdhjetë autorët e këtij libri janë Alban Zogaj, Muhamet Mustafa, Alban Hashani, Lumir Abdixhiku, Petrit Gashi, Besnik Krasniqi, Artane Rizvanolli, Arben Mustafa, Venera Demukaj, Sokol Havolli, Fisnik Reçica dhe Valentin Toçi. /Telegrafi/