Telegrafi

Rihapet kurora e Statujës së Lirisë për vizitorët

Ballkoni i vogël në këtë kurorë ka qenë i mbyllur që pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Tetë vjet më pas, në Ditën e Pavarësisë së Amerikës që festohet më 4 Korrik, ballkoni do të rihapet për publikun.

Statuja e Lirisë është ndër monumentet më të njohura në botë dhe është parë si simbol shprese për imigrantët që për më shumë se një shekull futeshin në Shtetet e Bashkuara përmes New Yorkut në kërkim të një jete më të mirë. Kjo statujë është një objekt me shumë interes për turistët.

“Në ditëlindjen e Amerikës, më 4 Korrik 2009, me shumë entuziazëm do t’i ofrojmë përsëri publikut amerikan dhe turistëve të huaj mundësinë të vizitojnë kurorën e Statujës së Lirisë”, tha Darren Bosh i cili punon për Shërbimin Kombëtar të Parqeve dhe nën administrim e të cilit është edhe Statuja e Lirisë. /ad/voa/telegrafi/