Site icon Telegrafi

Rihapet kulla e Ajfellit, vizitorët mund ta “shijojnë” sërish atraksionin turistik të kryeqytetit francez

Pasi që për muaj të tërë ka qëndruar e mbyllur për shkak të epidemisë së coronavirusit, kulla e Ajfellit do të hapet për vizitorë kah mesi i korrikut, kanë bërë të ditur zyrtarë të atraksioneve turistike në Paris të Francës.

Njerëzit që duan të kthehen në majën e një prej objekteve më të njohura të kryeqytetit francez, mund t’i blejnë biletat nga 1 korriku, kurse vizitorët e parë pritet të shfaqen në kullë më 16 korrik, transmeton Telegrafi.

Masat e veçanta akoma do të jenë në fuqi për shkak të pandemisë. E kulla është dashur të mbyllet për vizitorë në fund të vitit të kaluar, pasi që pandemia detyroi mbylljen e vendeve ku do të mund të mblidheshin turma që konsideroheshin vatra të infeksionit.

E rihapja fillimisht ishte planifikuar të ndodh në dhjetor, por kushtet dhe situata epidemiologjike nuk e kanë lejuar një gjë të tillë. Ka qenë mbyllja e dytë e kullës për shkak të coronavirusit, që gjithashtu gjatë pranverës së vitit të kaluar u mbyll kur virusi filloi të përhapet nëpër Evropë.

Në kushte normale, brenda një viti në këtë kullë ngjiten mbi 7 milionë vizitorë. Kjo kullë zbukuron Francën që nga viti 1889. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version