Site icon Telegrafi

Rihapet thirrja për subvencione për familjaret e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi për media thotë se po shton mbështetjen për familjaret e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Në njoftim thuhet se aplikimi do të zgjasë deri më 29 gusht, transmeton Telegrafi.

“Me qëllim të rritjes së mirëqenies familjare dhe pavarësimit ekonomik të grave dhe vajzave, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, nëpërmjet Agjencisë për Barazi Gjinore, në mbështetje me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka rihapur thirrjen për subvencione për gra dhe vajza që përbëjnë familje të ngushtë të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, të evidentuar në listën e pensioneve për persona të zhdukur”, thuhet në njoftim.

Detajet e thirrjes mund t’i gjeni në këtë klikuar këtu.  /Telegrafi/

Exit mobile version