Tottenham Hotspur i ka shënuar dy gola në pjesën e dytë duke e barazuar rezultatin kundër Ajaxit në Amsterdam.
Në ndeshjen që po zhvillohet në Johan Cruyff Arena, vendasit i shënuan dy gola në pjesën e parë përmes Matthijs de Ligt (5′) dhe Hakim Ziyech (35′).
Mirëpo, pas fillimit të pjesës së dytë, Spursat realizuan dy herë përmes Lucas Mouras (55′ dhe 59′).
Rezultati i barabartë e kualifikon tutje Ajaxin, falë fitores së arritur në Londër.
Mirëpo, Tottenhamit i mjafton fitorja me epërsi prej një goli dhe mund të luajë në finale me Liverpoolin. /Telegrafi/