Është rihapur finalja e madhe e elitës së basketbollit amerikan NBA.
Miami Heat ka triumfuar në ndeshjen e tretë ndaj Lod Angeles Lakers duke ngushtuar rezultatin në 1-2 në të mirë të skuadrës nga Kalifornia.
Heat triumfuan me 11 pikë epërsi 115:104, në një ndeshje ku ishin në epërsi thusjse gjatë gjithë takimit.
Jimmy Butler ka qenë i jashtëzakonshëm në ndeshjen e tretë finale pasi arriti ‘Triple-Double’.
Ylli i Heat e mbylli ndeshjen me 40 pikë, 11 kërcime e 13 asistime.
We won this battle, but the war continues.
Game 4. Tuesday. 9pm. #HEATTwitter you ready?? pic.twitter.com/G5olUKKCg2
— Miami HEAT (@MiamiHEAT) October 5, 2020
Me lojë të mirë tek skuadra fituese u dalluan edhe dyshja Herro e Olynyk që e mbyllen ndeshjen me nga 17 pikë.
Pikë dyshifrore tek Heat shënuan edhe Duncan Robinson e Crowder.
LeBron James ishte më efikasi te Lakers me 25 pikë, 10 kërcime e tetë asistime.
Kyle Kuzma dhe Markieff Morris shtuan nga 19 pikë, por Anthony Daivs nuk ishte në ditën e tij më të mirë pasi e mbylli ndeshjen me vetëm 15 pikë e pesë kërcime, çka ndikoi në humbjen e LA.
Ndeshja e katërt finale do zhvillohet të mërkurën pas mesnate. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=pNC0genWhcE&ab_channel=2020NBAFinals