Ambasada e Kosovës në Australi, e cila qëndroi e mbyllur për disa muaj në mungesë të shefit të misionit diplomatik, i ka hapur dyert sërish.
Ambasadorja e re Jetmira Bërdynaj-Shala, gjatë ditës së djeshme ka dorëzuar kredencialet e saj tek Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë, David Hurley.
“Ambasadorja e Kosovës më 1 prill 2022, ka dorëzuar letrat kredenciale te Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë David Hurley”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Australi. /Telegrafi/
The Ambassador of the Republic of Kosovo to the Commonwealth of Australia, @JBerdynaj on the 1st of April, 2022, handed over the letter of credence to the Governor-General of the Commonwealth of Australia, His Excellency General the Honourable David Hurley AC DSC (RETD). pic.twitter.com/atd15Lc6bq
— Kosovo in Australia (@KosovoinAUS) April 2, 2022