Site icon Telegrafi

Rihanna mahnit me dukjen në të zeza gjatë një tjetër daljeje pa partnerin e saj ASAP Rocky

Rihanna dhe ASAP Rocky u panë duke darkuar veçmas mbrëmjen e së shtunës (11 nëntor).

Këngëtarja e “Umbrella”, 35 vjeçe, darkoi në spotin e famshëm “Giorgio Baldi” në Santa Monica.

Ajo dukej e mrekullueshme me pantallona të zeza të ngushta, bluzë të zezë dhe një pallto të gjatë lëkure të zezë.

Krijuesja e hiteve “Pon de Replay” mbathi një palë sandale të zeza me rripa argjendi rreth kyçeve të këmbës dhe i mbante flokët e saj të gjatë në ngjyrë karamel poshtë supeve.

ASAP Rocky, 35 vjeç, kishte veshur pantallona sportive gri me një xhaketë lëkure të zezë dhe një xhamper sportiv të zi të lidhur rreth belit.

Ai kishte veshur këpucë të zeza “Puma” me çorape të bardha dhe kapele të zezë me një dizajn të bardhë mbi të.

Kjo është hera e dytë këtë javë që çifti është parë në darkë pa njëri-tjetrin. Të enjten RiRi u pa në Bungalot San Vicente në West Hollywood me disa mikesha.

Rocky ishte gjithashtu në West Hollywood, por me një ekip të djemve të tij.

Artistja ka një album që do të dalë së shpejti, por ndërkohë ai po përballet me akuza penale në gjykatë.

Reperi përballet me dy akuza për sulm me armë zjarri gjysmë automatike.

Rocky, emri i vërtetë Rakim Mayers, dëgjoi anëtarin tjetër të A$AP Mob, Terell Ephron, t’i thoshte gjykatës se Mayers e kërcënoi se do ta vriste përpara se të qëllonte të paktën katër të shtëna drejt tij më 6 nëntor 2021.

Ephron tha në seancën paraprake se si marrëdhënia e tyre u përkeqësua pasi karriera e Rockyt shpërtheu dhe të tjerët në grup u lanë pas.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rihanna

Rocky u arrestua në prill 2022 në LAX teksa doli nga një aeroplan privat nga Barbados, ku kishte qenë me pushime me të dashurën e tij Rihanna.

Oficerët u panë gjithashtu jashtë shtëpisë së tij në Los Angeles. Detektivët sekuestruan disa kuti me prova nga shtëpia.

Rocky përballet me deri në tetë vjet burg nëse shpallet fajtor. /Telegrafi/

Exit mobile version