Site icon Telegrafi

Rihannës i vjen keq që ka veshur të brendshme në fustanin e tejdukshëm me kristale Swarovski

attends Sephora loves Fenty Beauty by Rihanna launch event on April 5, 2018 in Milan, Italy.

Rihanna ka zbuluar se ka një gjë në jetë që i vjen keq.

Këngëtarja ka befasuar të gjithë me një deklaratë të fundit të dhënë për mediat ndërkombëtare.

Bukuroshja ka pohuar se i vjen keq për veshjet që i kishte veshur në “CFDA Fashion Awards 2014”.

Në fakt, ajo kishte të veshur një fustan në formë të rrjetës dhe i mbuluar tërësisht nga kristalet Swarovski.

Por, ajo kishte veshur edhe të brendshme dhe reçipeta, për të cilat mendon se ka gabuar dhe se nuk është dashur t’i vesh.

“A mund të imagjinoni se si një fustan i tillë mund të vishet me reçiepta?. Nuk është dashur të vesh tanga dhe reçipeta. Është e vetmja gjë në jetën time që më vjen keq”, ka pohuar Riri për edicionin amerikan të “Vogue”.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja krahas koncerteve që po mbanë anembanë globit. /Telegrafi/

Exit mobile version