Këngëtarja thuhet se po shkon në Paris për t’u afruar me të dashurin e saj, Hassan Jameel.
Rihanna, 30 vjeç, thuhet se planifikon të blejë një shtëpi kryeqytetin francez për të qenë më afër me të dashurin miliarder, Hassan Jameel!
“Hassan e urren Los Angelesin, kështu që Rihanna ka udhëtuar vazhdimisht në Evropë për ta parë atë”, thotë një burim i OK! , duke shtuar se Rihanna e ka marrë me të vërtetë “mënyrën e thjeshtë të jetës” në Francë.
“Ata mund të kenë relativisht një jetë normale dhe pa ngacmime nga tifozët dhe paparacët”, thotë burimi. Revista vazhdon të raportojë se RiRi është konsumuar me punën rreth dizajnit me Puman, e cila ka selinë në Gjermani.
Prandaj, “është një ide e mrekullueshme që të bazohet në një nga kryeqytetet e modës “, pranon burimi.
Megjithatë, Rihanna, e cila është raportuar të ketë shtëpi në Los Angeles dhe Nju Jork, nuk i ka mohuar ose pohuar këtë shkrime.
Ndryshe, dyshja asnjëherë nuk ka folur për lidhjen e tyre, por 30-vjeçarja dhe biznesmeni vazhdojnë të shfaqen në fotografi së bashku që prej qershorit të vitit 2017, kur u fotografuan në krahët e njëri-tjetrit në mes të një pishine në një vilë private në Spanjë. /Telegrafi/