Site icon Telegrafi

Rihanna vjen unike dhe joshëse në koleksionin e ri të “Savage X Fenty”

Rihanna (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Ajo është zyrtarisht miliardere, ndërsa këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna, është duke synuar t’i rritë këto të ardhura akoma më shumë.

Ylli 33-vjeçar i ka shfrytëzuar asetet e saj dhe fizikun e përkryer për të promovuar koleksionin e ardhshëm të “Savage X Fenty” që mban emrin “UXTRA”, shkruan DailyMail.

(Foto: Instagram/savagexfenty)

Artistja e njohur është shfaqur vetëm në të brendshme, ndërsa kompletoi pamjen me një grim të theksuar.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi ajo ngjalli kureshtjen adhuruesve të saj me një paraqitje në Amazon Prime, ku ylli RnB u shfaq më disa veshje të ndryshme, me të cilat dukej provokuese.

(Foto: Instagram/savagexfenty)

‘Savage X Fenty’ do të shfaqet ekskluzivisht në Prime Video në më shumë se 240 vende të botës duke filluar nga data 24 shtator i këtij viti.

Kujtojmë që më herët këtë muaj, Rihanna u bë zyrtarisht miliardere, dhe po ashtu artistja e parë femër që arrin këtë, e gjithë kjo falë edhe suksesit më linjën e saj të kozmetikës, Beauty line.

(Foto: Instagram/savagexfenty)

Sipas Forbes, autorja e hitit “Umbrella” ka pasuri prej 1.7 miliard dollarësh, duke e bërë kështu femrën e dytë më të pasur në botë, pas Oprah Winfrey, pasuria e të cilës llogaritet 2.7 miliardë dollarë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/savagexfenty)
Exit mobile version