Site icon Telegrafi

Rihanna vjen provokuese në imazhet ku shihet e veshur me të brendshme

Rihanna përherë është adhuruar për stilin unik që ka.

Për shkak të pasionit për veshjen, bukuroshja tashmë është edhe themeluese e firmës ‘Savage X Fenty’, shkruan Daily Mail.

Një biznes i tillë nga këngëtarja ka të bëjë me të brendshme, teksa ajo zgjedh që t’i reklamojë vet.

Foto: Daily Mail

33-vjeçarja ndërkohë është parë me disa poza provokuese, teksa mori vëmendjen e audiencës.

Riri vendosi që për këtë paraqitje të jetë me ngjyrë të kaltër, duke theksuar tiparet e bujshme trupore.

Flokët e artistes ishin me gërsheta, kurse për makijazh ajo zgjodhi nuanca më të hapura.

Sa i përket projekteve muzikore, këngëtarja për disa vite me radhë nuk ka publikuar asgjë. /Telegrafi/

Exit mobile version