Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, është gjithnjë shumë e përfolur për jetën e saj profesionale dhe private.
Ndonëse për momentin po qëndron larg muzikës, Rihanna po vazhdon të jetë e fokusuar në angazhimin e saj në modë.
Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se nga data 1 nëntor do të dalin në shitje të brendshmet më të reja, të linjës së saj “Savage Fenty”.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, këngëtarja është shfaqur mjaft provokuese e veshur në të brendshme të zeza.
Teksa vë në pah linjat atraktive trupore, artistja e njohur mbarë-botërisht vazhdoi ta dëshmonte se është njëra prej këngëtareve më seksi në glob.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për dukjen. /Telegrafi/