Këngëtarja e njohur amerikane, Rihanna, së shpejti do të lansojë linjën më të re nga “Savage&Fenty”.
Andaj, gjatë ditës së djeshme (e enjte), përmes një postimi në rrjetin Instagram, ku edhe reklamonte linjën e re, ajo tërhoqi vëmendje të madhe, shkruan Daily Mail.
32-vjeçarja ishte fotografuar nga mbrapa, teksa shihej me të brendshme, ndërsa një mbulojë lulesh e mbante mbi.
Me një makijazh unik, flokët kësaj radhe ajo i kishte bërë gërsheta, ndërsa i vëreheshin të lira mbi shpinë.
Bukuroshja është duke u angazhuar shumë në produktet e saj, ndërsa edhe muzikën e ka lënë anash për këtë arsye.
Rihanna në mënyrë të vazhdueshme po reklamon biznesin, ndërsa tani ka marrë përmasa ndërkombëtare.
Vlen të përmendet se të brendshmet nga linja e këngëtares kanë filluar të përdoren edhe nga figura të tjera të njohura. /Telegrafi/